Një i dyshuar gjersa ishte duke u shoqëruar nga zyrtarët policor për trajtim mjekësor në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur që të largohet në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se arratisja e personit të privuar nga liria u bë të enjten në orën 14 e 43 minuta.
Policia ka nisur menjëherë kërkimin e tij mirëpo deri më tani nuk njoftohet për arrestim.
Rasti vazhdon të hetohet intensivisht nga njësitet përkatëse.