Ditë më parë është arratisur i burgosuri, Faton Hajrizi, i cili gjendej në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë me një komunikatë ku tregon se të njëjtin e kishin dërguar në burgun e tipit të hapur për shkak të sjellës së mirë që kishte treguar ai.
“I dënuari F.H ka qenë larguar disa herë në të kaluarën nga institucionet korrektuese. Megjithatë, vitet e fundit ka shfaqur sjellje të mira dhe ka respektuar të gjitha rregullat e rendit shtëpiak”.
“Gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ai ka përfunduar shkollimin e mesëm të lartë, ka marrë pjesë në programe rehabilituese dhe aktivitete rekreative. Bazuar në këto sjellje, ai ka kaluar në trajtim të avancuar dhe ka realizuar disa herë të drejtën e pushimit jashtë institucionit korrektues”, shkruhet në postimin e publikuar nga ShKK.
Në njoftim thuhet se i dënuari F.H deri më tani ka mbajtur 17 vite e 5 muaj të dënimit, ndërsa kishte mbetje të dënimit prej 7 vite e 6 muaj. Ai ka shfrytëzuar disa herë të drejtën e benificionit të vikendit në shtëpi, hera e fundit e kthimit nga vikendi ishte më 03.07.2024”.
Lidhur me këtë rast, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues janë duke zhvilluar procedurat hetimore. /Gazeta Enigma