Arrestimi i Metës, Blushi: Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore

Arrestimi i Metës, Blushi: Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, gjatë një interviste ka folur për arrestimin e Ilir Metës.

Ai në Klan Kosova, është shprehur se njëra ndër arsyet kryesore për arrestimin e tij është çështja e Kosovës, përcjellë Gazeta Enigma.

“Kam kontakte të vazhdueshme dhe madje kam një përshëndetje të veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është një porosi e veçantë prej tij, sepse kam pasur një komunikim vetëm pak orë para se ne të zhvillojmë këtë bisedë”.

“Është një nga arsyet, iu garantojë me fjalën time të nderit, që është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama e ka burgosur politikisht Ilir Metën. Nuk ka asnjë asnjë provë, asnjë fakt. Kosova është padyshim një nga çështjet kryesore”, është shprehur Blushi. /Gazeta Enigma

Related Articles