Babai dhe djali janë arrestuar në Kavajë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Në njoftimin e policisë është bërë e ditur se babai është i moshës 65-vjeçare, ndërkaq djali 32-vjeçar.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.