Lidhur me një rast të dyshuar të dhunimit që ka ndodhur të hënën, janë arrestuar dy burra dhe një i mitur në Gjakovë dhe Rahovec.
Policia ka njoftuar se arrestimet janë bërë pas hetimeve, ndërsa dy të dyshuarit dhe i mituri janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Enigma.
Prangosja e tyre ka ndodhur dje, tha policia.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari i mitur është liruar, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, shkruan tutje në raport./GazetaEnigma/