Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy meshkuj jordanez në Prishtinë.
Policia bën të ditur se personat e arrestuar dyshohet se kanë kontrabanduar 19 shtetas të Afganistanit përmes rrugëve ilegale.
“Viktimat e kontrabanduara janë dërguar në qendër e azilit, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti ka ndodhur më 17 mars, rreth orës 11:00.