“Komentet e Bidenit për Putinin përbëjnë fyerje personale”

“Komentet e Bidenit për Putinin përbëjnë fyerje personale”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka pohuar se vërejtjet e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun rus, Vladimir Putin përbëjnë fyerje personale.

“Moska dëgjon dhe sheh ato që tashmë janë deklarata të përditshme të bëra nga presidenti Biden, të cilat janë, në fakt, fyerje personale ndaj Putin-it”, ka thënë Peskov.

Të enjten, Biden-i ka thënë se Putin-i ishte “një diktator vrasës, një bandit”, i cili po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës.

Peskov ka shtuar se ai nuk donte të reagonte ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke pasur parasysh irritimin e Biden-it, në mënyrë që të mos shkaktonte më shumë agresivitet.

“Duke marrë parasysh nervozizmin e presidentit Biden, që çon në deklarata të tilla agresive, nuk do të japim vlerësime të mprehta për fjalët e tij, për të mos shkaktuar më shumë agresivitet”, ka deklaruar zëdhënësi.

Sakaq, komentet e Biden-it kanë ardhur pasi më parë e ka quajtur Putin-in kriminel lufte. Çka është një përshkallëzim i rëndësishëm në retorikën e tij që dënon veprimet e liderit rus kundër Ukrainës.

Për Peskov, komentet e Biden-it ishin “absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme”.

Related Articles