Arrestohen dy kosovarë në Kroaci, dyshohet se dhunuan një 28-vjeçare në një hotel në Split

Arrestohen dy kosovarë në Kroaci, dyshohet se dhunuan një 28-vjeçare në një hotel në Split

Dy kosovarë, që jetojnë në Britani, janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimin se bashkë me një person tjetër kanë dhunuar një 28-vjeçare në një hotel në Split. Ndaj tyre tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, raporton Index.hr.

Rasti dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e së martës, në dhomën e hotelit midis orës 05:00-07:30.

Viktima e ka raportuar rastin mënjeherë në Polici. Një prej të dyshuarve është gjetur në vendin e ngjarjes.

Sipas Kodit Penal të Kroacisë, kjo vepër penale mund të dënohet me një dënim minimal prej gjashtë muajsh deri në një maksimum prej dhjetë vjetësh burgim.

Related Articles