Policia e Kosovës, të enjten ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kopjuar në testin për patent shofer, raporton Enigma.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se të dyshuarit gjatë mbajtjes së testit, kanë poseduar pajisje elektronike.
Njëherit, njoftoi se dy pajisjet tashmë janë sekuestruar, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Sot rreth orës 12:00 nga zyrtarët në Qendrën për Patent Shoferi në Gjakovë, jemi njoftuar se dy persona të cilët ishin duke ju nënshtruar testit për patentë shoferi posedonin pajisje elektronike të cilat mund të keqpërdoreshin gjatë testi. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruara ne polici dy përsona (meshkuj të moshës madhore), po ashtu dy pajisje elektronike janë sekuestruar. Aktualisht, në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në përgjigjen e Policisë. /Gazeta Enigma/