Kryetari i fshatit Pozheran në qytetin e Vitisë, Ilir Zuka, i cili është edhe këshilltar komunal, dyshohet së është sulmuar nga persona të panjohur deri sa ka qenë në shoqëri të vëzhguesve të Komisionit Evropian.
Dy personat e dyshuar për sulmin ndaj tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan.
“Mund të ju them se nuk lidhet me proces zgjedhor, dy persona janë arrestuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si sulm”, tha Hashani.
Ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës “Kongresi i Manastirit” e cila po shfrytëzohet si qendër votimi në Pozheran