Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi u kapën me lëndë narkotike.
Karabinierët panë një makinë të dyshimtë që po ecte me sens të kundërt të rrugës.
Kur ndaluan makinën ata identifikuan dy shqiptarë të moshës 36 dhe 31 vjeç dhe nga inspektimi i parë gjetën para të fshehura në të gjithë makinën. Ata gjetën mbi 6 mijë euro.
Pas kësaj karabinierët vijuan kontrollin e mjetit ku nën dyshemenë e makinës, identifikuan një kuti të vogël metalike për karamele të magnetizuar, brenda së cilës u gjetën dhe më pas sekuestruan 13 doza kokainë.
Pas një nate të kaluar brenda dhomave të sigurisë, Gjykata e Perugias urdhëroi arrestimin e të dyve dhe me marrëveshjen e pranimit të fajësisë i dënoi me 5 muaj e 20 ditë burgim dhe me 800 euro gjobë.