Drejtoria vendore e Policisë në Kukës ka njoftuar se dy vendas Prishtinas janë kapur me substancë narkotike të llojit kanabis, raporton Gazeta Enigma.
Një 23-vjeçar nga Prishtina, i shpallur më parë në kërkim pasi ishte dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Durrësit për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar në doganën e Morinës.
“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të shtetasit A. V. u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.