Arrestohen në flagrancë dy serbë në veri, dyshohen për tentim vjedhje

Arrestohen në flagrancë dy serbë në veri, dyshohen për tentim vjedhje

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së martës, ka pranuar informata se dy persona janë duke thyer xhamat e disa kioskave në rrugën “Kollashini” në Mitrovicë.

Policia e ka gjetur menjëherë lokacionin e raportuar, ku janë vërenjtur persona të dyshuar por kanë ikur sapo e kanë parë policinë.

Rreth një orë më vonë, policia ka arritur që t’i ndalojë të dyshuarit A.R., dhe L.V., të nacionalitetit serb, dhe i kanë dërguar në stacionin policor.

Rasti është iniciuar “Vjedhje e rëndë në tentativë” kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles