Prindërit e adoleshenti të dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë të mesme në Michingan të SHBA-së, janë arrestuar në një bodrum në Detroit disa orë pasi ishin në arrati.
James dhe Jennifer Crumbley u gjetën të paarmatosur të fshehur në një magazinë pas një informate nga dikush që pa makinën e tyre.
Çifti nuk u paraqit në gjykatë të premten pasi u akuzua për vrasje të pavullnetshme.
Ata akuzohen se kanë injoruar shenjat paralajmëruese përpara tërbimit të pretenduar të djalit të tyre.
Prokurorët thonë se Ethan Crumbley, 15 vjeç, përdori armën e babait të tij për të qëlluar shokët e klasës në shkollën e Oksfordit, duke vrarë katër nxënës dhe duke plagosur shtatë persona të tjerë.
Shefi i policisë së Detroitit, James White, u tha gazetarëve se prindërit e Ethan-it ishin marrë në paraburgim pa incidente.
Ethan Crumbley dyshohet se ka hapur zjarr ndaj kolegëve dhe mësuesve në shkollën e tij në Oksford, rreth 60 km në veri të Detroitit, të martën.
Katër të vrarët ishin Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldwin, 17 vjeç, Hana St Juliana, 14 vjeç dhe Justin Shilling, 17 vjeç.
Ethan Crumbley po akuzohet si i rritur dhe po përballet me një akuzë për terrorizëm, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulme me qëllim për vrasje, dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri./Gazeta “Enigma”/