Arrestohen tre persona, dyshohet se i falsifikuan mbi 8 mijë e 500 euro

Arrestohen tre persona, dyshohet se i falsifikuan mbi 8 mijë e 500 euro

Policia e Kosovës, i ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen për falsifikim të parave.



Si provë materiale, janë konfiskuar 4 mijë e 296 monedha metalike nga 2 euro, që gjithsej bëjnë 8 mijë e 592 euro.

“Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Related Articles