Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas

Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas

Arrestohen tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘pastrim i parasë’ dhe ‘blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’, raporton Gazeta Enigma.

Të arrestuarit dyshohen se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë prej 5900 euro.

Dy të arrestuarit A.N dhe E.N në hetuesi kanë bërë të ditur se paratë i kanë marrë nga Bedri Nikaj, i cili gjithashtu është intervistuar.

Dy të dyshuarit, paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatet e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari B.N., mashkull (1971), i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit ka shqiptuar masën e ndalimit 48 orë, ndërsa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Related Articles