Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, pasi u përfshinë në një rrahje

Tre të mitur janë arrestuar këtë të premte në Prishtinë, pasi janë përfshirë në një rrahje.

Policia njofton se rrahja ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, ku janë përfshirë disa persona.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme të stacionit policor Veriu dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar”, thuhet në komunikatën për media.

Si pasojë e sulmeve fizike, në këtë rast një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

“Personat e dyshuar (që të tre të mitur), pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor

Related Articles