Një person është arrestuar pasi ka ndezur zjarr në një punishte të një gurthyesi në fshatin Cërnushë të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ishte informuar për një zjarr aktiv sot rreth orës 16:10.
Po ashtu, është njoftuar njësia e zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta shuajnë zjarri.
“I dyshuari, i cili kishte shkaktuar ndezjen e zjarrit është arrestuar dhe është shoqëruar në Stacionin e Policisë për intervistim. Në lidhje me rastin është njoftuar prokuroi kujdestar i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit S. H, 32 vjeçar, shtetas kosovar, të iniciohet rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë në procedurë të rregullt”, thotë policia.