Policia e Kosovës përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se është arrestuar një person i cili ishte i kërkuar nga policia, pasi i njejti dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Sipas njoftimit për media Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçar, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smërkovnicës”. thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/