Sot në Prishtinë një person i dyshuar kishte ekspozuar një armë zjarri në rrugën “28 Nëntori” rreth orës 12:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërkohë që policia ka pranuar informatën, ka lokalizuar të dyshuarin dhe të njëjtin e ka arrestuar, me ç’ rast ka sekuestruar; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm,si dhe tetë copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
“Të dyshuarin; J. E, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia e ka shoqëruar për në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, njofton policia.