Osmani pas takimit me sekretarin e NATO-së: Shpreha vullnetin për të ruajtuar paqen dhe stabilitetin

Osmani pas takimit me sekretarin e NATO-së: Shpreha vullnetin për të ruajtuar paqen dhe stabilitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit që ka zhvilluar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kishte kënaqësi për ta mirëpritur sërish atë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Osmani në një postim në Twitter, ka shkruar se Stoltenbergut i ka shprehur mirënjohjen për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Një kënaqësi për të mirëpritur sërish sot në Kosovë, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s , Jens Stoltenberg. Unë shpreha mirënjohjen tonë për përpjekjet historike dhe të vazhdueshme të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, si dhe angazhimin dhe vullnetin tonë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’u bashkuar me Aleancën”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe Stoltenberg është pritur në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti. 

Related Articles