Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi gruan dhe vajzën

Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi gruan dhe vajzën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj për dhunë ndaj gruas dhe vajzës.

Rasti ka ndodhur në ora 01:00 të mëngjesit në rrugën “Zenel Hajdini”.

“Në lidhje me këtë policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin M.H (M/K) i moshës 41 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij Z.H 37 vjeçare, e më pas edhe vajzën e tij 15 vjeçare”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Related Articles