Arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Arrestohet babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij për motive pronësore

Është raportuar pak më parë për një rast tragjik që ka ndodhur sot në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur një person pasi u qëllua me armë të zjarrit. Të riun dyshohet se e vrau babai i tij, thonë burimet brenda Prokurorisë.

Të njëjtat burime kanë konfirmuar për Sinjalin se i dyshuari, babai i viktimës tashmë është arrestuar, por ende nuk e ka pranuar veprën të cilën dyshohet se e ka kryer.

Sinjali mëson se vrasja ndodhi si shkak i problemeve pronësore.

Related Articles