Arrestohet gjakovari pasi bashkjetonte me një vajzë të mitur

Arrestohet gjakovari pasi bashkjetonte me një vajzë të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima femër ditë më parë ishte raportuar si e zhdukur.

“Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima ditë më parë ishte raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma/.

Related Articles