Është arrestuar një person i dyshuar i cili kishte kryer disa herë vjedhje në Gjakovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hajni ka vjedhur këpucë në korridoret e ndërtesave, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte bërë disa vjedhje të mbathjeve në korridoret e ndërtesave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
/GAZETA ENIGMA/