Policia braziliane ka arrestuar një haker 20-vjeçar të mërkurën, me dyshimin se ka fituar akses të jashtëligjshëm në llogarinë bankare të Neymar-it duke i vjedhur mbi 35 mijë euro.
I dyshuari punonte në një bankë të paidentifikuar ku ylli i PSG-ës dhe babai i tij Neymar Santos Sr mbanin llogari, dhe ishte në gjendje të kishte hyrje në fjalëkalimet e tyre.
Oficeri i policisë përgjegjës për çështjen, Fabio Pinheiro Lopes, shpjegoi se si nodhi krimi dhe tha se Neymar ishte viktimë e vjedhjes.
“Ai ka marrë fjalkalimin e kolegut të tij të zyrës dhe ka vjedhur shuma të vogla parash nga njerëz të famshëm me vlerë të lartë neto. Njerëzit nuk e vunë re dhe ai bëri transferim prej 10.000 real (rreth 2 mijë dollar), pastaj një tjetër 20.000 dhe më pas 50.000 derisa totali arriti në 200.000”
Yllit brazilian tashmë i janë kthyer fondet e vjedhura sipas policisë braziliane, edhe pse zyra e shtypit të Neymar ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje publike për rastin.
30-vjeçari është aktualisht jashtë fushës për shkak të dëmtimit, por mund të rikthehet në skuadrën e Mauricio Pochettinos para përballjes me Real Madrid-in në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme. /GazetaEnigma/