Arrestohet i dashuri i efektives që vrau veten, fshiu mesazhin e fundit që i dërgoi 21-vjeçarja!

Arrestohet i dashuri i efektives që vrau veten, fshiu mesazhin e fundit që i dërgoi 21-vjeçarja!

Është arrestuar i dashuri i efektives Aldorjana Loshi, e cila u vetëvra dje me armën e shërbimit.

Pak para se t’i jepte fund jetës, 21-vjeçarja i kishte nisur këtë mesazh të dashurit: “Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt.

Ndërkohë 28-vjeçari me iniciale E.N., pasi ka gjetur të pajetë të renë, ka fshirë mesazhin në telefonin e saj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia./dritare.net/

Related Articles