Arrestohet i dyshuari për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Arrestohet i dyshuari për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë karburanti në Kamenicë.

I dyshuari para dy ditësh nën kërcënimin e pushkës automatike, së bashku me një person tjetër kishte grabitur një pompë derivatesh në qytetin e Kamenicës.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Më 22 Qershor 2021 rreth orës 05:40 , një punëtor i një Pompe të derivateve në Kamenicë lajmëron Policinë e Kosovës (PK) se është grabitur nga dy persona të maskuar, njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike.

Sipas ankuesit, tij nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga arka, ku ai punon.

Policia e Kosovës (PK), njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore përmes rrugëve operative kanë siguruar informacione të besueshme në bazë të të cilave është arrestuar i dyshuari L. L. (2000).

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Janë gjet prova të qëndrueshme ,se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale “Grabitje”.

Si provë material janë gjet dhe sekuestruar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantallona farmerka.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

"Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për "grabitje" në një pompë karburanti në Kamenicë"Me 22 Qershor 2021…Posted by Kosovo Police on Thursday, June 24, 2021

Related Articles