Policia e Shkodrës në Shqipëri ka vënë në pranga autorin e plagosjes së trefishtë të premten në Shkodër.
Falë negociatave me familjarët e shtetasit A. H., u bë e mundur që rreth orës 20:00, ky shtetas të vetëdorëzohej në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
A. H. plagosi me thikë bashkëmoshatarët e tij, shtetasit K. H., E. T. dhe Xh. P, ky i fundit ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa dy shtetasit e tjerë, pas ndihmës mjekësore janë liruar në shtëpi. /euronews.al