Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill

Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, ishte në kërkim që nga muaji prill

Policia ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për vrasje në tentativë, në një rast që kishte ndodhur më 23 prill të këtij viti në Prishtinë.

28 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

“Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Related Articles