Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka arrestuar të dyshuarin e të shtënave me armë ku si pasojë një grua u vra dhe një burrë tjetër mbeti i plagosur në Ferizaj.

Sipas konfirmimit të zëdhënësit të policisë për Ferizaj, Kanun Veselit, i dyshuari pasi kishte shtënë me armë zjarri, ishte larguar në drejtim të panjohur.

Megjithatë ekipet e policisë kanë rrethuar zonën e dyshimtë ku dhe është kapur dorasi.

Nga Prokuroria tashmë kanë theksuar se i dyshuari është ish bashkëshorti i viktimës. / Gazeta Enigma.

Related Articles