Një 53-vjeçar është i arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve, derisa këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor Jug Mitrovicë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata. Sot me datë 28.01.2022, rreth orës 11:10, në rrugën “Vëllezërit Dragaj”, i dyshuari A.I., 53 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte lëshuar urdhëresën Ed.nr. 1228/19, për veprën penale ,,Falsifikim i dokumenteve’’, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, policia njofton se pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi që dënimi me burg ka qenë i zëvendësuar me gjobë, pala ka paguar gjobën e përcaktuar me ligj. /Gazeta Enigma/.