Arrestohet një burr në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një tjetër

Arrestohet një burr në Prizren, dyshohet se sulmoi seksualisht një tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kishte sulmuar seksualisht një tjetër, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës. Po ashtu, policia bën të ditur se viktima është trajtuar në spital, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që I njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles