E sulmoi me shkop druri gruan e tij, andaj një burrë nga Deçani ka përfunduar me pranga në duar.
Shkak i dhunës dyshohet të ketë qenë një mosëmarrveshje mes çiftit.
Sipas raportit policisë, viktimës i është dashur të marrë trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Deçan 19.06.2024, 17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht me një shkop druri bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma
Arrestohet një burrë nga Deçani, rrahu gruan me shkop druri
