Një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se dhunoi fizikisht dy gra.
I njëjti është arrestuar nga policia.
Lidhur me rastin të dyshuarit i është sekuestruar një thikë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave femra kosovare. Lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma
Arrestohet një burrë nga Fushë Kosova, dyshohet se rrahu dy gra
