Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë me dyshimin për kryerjen e veprës penale trafikim me njerëz, shkruan Gazeta Enigma.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në paraburgim për 48 orë.
Rasti ka ndodhur më 6 prill rreth orës 15:00.
“Fushë Kosovë (NN) 06.04.2022 – 15:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me dyshimin për kryerjen e veprës penale “trafikim me njerëz”, thuhet në raport./GAZETA ENIGMA/