Është arrestuar një grua pasi e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policore gjatë kryerjes së detyrës, me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar, raporton Gazeta Enigma.
Zyrtari i sulmuar policor kishte marr lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe e kishte të dëmtuar uniformën.
Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë, derisa ngjarja ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën. E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.