Arrestohet një grua pasi e njejta e kishte sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë

Arrestohet një grua pasi e njejta e kishte sulmuar një zyrtar policor në Prishtinë

Është arrestuar një grua pasi e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policore gjatë kryerjes së detyrës, me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar, raporton Gazeta Enigma.

Zyrtari i sulmuar policor kishte marr lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe e kishte të dëmtuar uniformën.

Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë, derisa ngjarja ka ndodhur në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë.

Është arrestuar e dyshuara kosovare për arsye se e njëjta kishte refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrës me ç’rast e kishte sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore në duar dhe qafë si dhe i kishte dëmtuar uniformën. E dyshuara pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles