Arrestohet një i dyshuar për kultivim të marihuanës në Soqanicë

Arrestohet një i dyshuar për kultivim të marihuanës në Soqanicë

Të premten në Fshatin Soqanicë të Leposaviqit është arrestuar një person për kultivim të marihuanës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë të dyshuarit mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar një tendë e improvizuar me një llamë elektrike, një pompë uji, një kuti plastike  me disa bimë të mbjella me kanabis, një vazo, tjetër me disa bimë–kanabis, një sirtar druri për tharje të narkotikëve dhe një sasi substancë dyshuar e llojit marihuanë në peshë 1.5 gram dhe 200 fara Kanabis”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. /Gazeta Enigma/

Related Articles