Një 38-vjeçar nga Ukraina u arrestua në pikën kufitare të Muriqanit pasi u kap duke transportuar kanabis.
Ai arrestua teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria dhe gjatë kontrollit në veturën me të cilin po lëvizte shtetasi ukrainas, iu gjetën lëndë narkotike, shkruan TCh.
“Në pranga ra S. B., 38 vjeç, banues ne Ukrainë, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.