Një person u arrestua të enjten në Fushë-Kosovë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi ka djegur njëhsorët e rrymës elektrike.
Policia e Kosovës konfirmoi se ky veprim paraqet një kërcënim për sigurinë publike, shkruan Gazeta Enigma.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se i ka djegur njehsorët e rrymës elektrike. Me vendim te prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./GazetaEnigma/