Një person është arrestuar dje pasi ka shtënë me armë nga vetura drejt një personi tjetër.
Policia bëri të ditur se janë sekuestruar 10 gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë.
“Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.