Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Drejtoria Rajonale Gjilan, hetuesit nga Stacioni Policor në Gjilan me urdhëresë të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, departamenti për krime të rënda në Gjilan sot kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit S. A. me qëllim të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më 28 prill 2021 “Vjedhje e rëndë”.

“Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij ju kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderushme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia gjithashtu bënë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit S.A i lindun më 1991, me vendabin në Gjilan i janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale për gjykatë disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. (1998).

“I dyshuari Sh. I. është arrestuar nga hetuesit policor dhe pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet tutje në komunikatën e PK-së.

Gjithashtu ndaj të dyshuarit S. A. është ngritur kallëzim penal “Blerje e sendeve të vjedhura”./Gazeta Enigma/

Related Articles