Policia ka realizuar një aksion në kuadër të planit operativ “Stop Drogave”, ku në Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një person i dyshuar.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, njësitet policore kanë kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku kanë gjetur një armë zjarri, një karikator dhe 13 fishekë.
Policia njofton se kontrolli më pas ka vazhduar në depon e të dyshuarit, ku policia ka zbuluar dhe sekuestruar 159 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe tri qese me marihuanë me peshë të përgjithshme prej 336.9 gramësh, të gatshme për shitje.
Po ashtu, gjatë bastisjes është gjetur edhe një qese me pluhur të bardhë, e dyshuar si kokainë, me peshë prej 3 gramësh, si dhe një peshore digjitale.
“Të gjitha dëshmitë janë evidentuar ,fotografuar dhe tërhequr nga njësia e forenzikës, dhe pas këtyre veprimeve me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orësh”, thotë policia
