Mërgim Lushtaku ka reaguar në Facebook pas zhvillimeve të fundit rreth intervistimit të babait të tij, Sami Lushtaku.
Ai ka shkruar se babai i tij “ashtu siç dikur dha shembullin e luftës për atdhe, sot po jep shembullin e respektit ndaj shtetit”.
“Babë, ashtu siç dikur shembullin se si luftohet për atdhe, sot dhe shembullin se si respektohet shteti. Ata që provokuan për t’u viktimizuar, mbetën duarthatë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, ka shkruar Lushtaku.
