Një person sot është arrestuar në magjistralen Ferizaj-Kaçanik me urdhëresë të gjykatës.
Sipas Zyrës së Informimit të Ferizajit, personi është kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “vjedhje e pyjeve”.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.