Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është arrestuar B.H., 31 vjeçar në Fushë Kosovë, të cilit i janë gjetur disa armë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK47, një elektroshok, një karikator, 69 fishekë, një thikë e disa gjëra të tjera.
Në konsultim me prokurorin e shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.