Arrestohet një person në Gostivar, ka kryer tetë vjedhje

Arrestohet një person në Gostivar, ka kryer tetë vjedhje

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar pastroi tetë vjedhje të rënda, një rrezikim të sigurisë dhe një zjarr të automjetit. ndërsa sot (8 korrik) Prokuroria Themelore Publike ngriti kallëzim penal kundër N.A. (42) nga fashti Vrapçisht i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai kreu krim “vjedhje të rëndë”, dënuar sipas nenit 236 dhe “rrezikimit të sigurisë” i dënueshëm sipas nenit 144 paragrafi 3 i Kodit Penal.

N.A. dyshohet se vitin e kaluar dhe në fillim të këtij muaji, duke përdorur forcën, ai ka kryer 8 vjedhje të rënda në dyqane dhe ambiente ndihmëse të shtëpive në rajonin e gjerë Vrapçisht, dhe pastaj në shumë raste ka marrë para dhe produkte të ndryshme, të cilat më pas i ka shitur.

Ai gjithashtu dyshohet se një personit nga ky rajon i vuri flakën automjetit./Gazeta Enigma/

Related Articles