Një person është arrestuar në Junik, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.