Arrestohet një person në Lipjan pasi e sulmoi policin që ia kërkoi dokumentet

Arrestohet një person në Lipjan pasi e sulmoi policin që ia kërkoi dokumentet

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi i njëjti e kishte sulmuar një polic i cili ia kishte kërkuar dokumetet personalte dhe ato të automjetit për shkak të kundërvajtjes në trafik, raporton Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi të njëjtit zyrtarët policor i kanë kërkuar dokumentet personale dhe të automjetit për shkaktim të kundërvajtjes në trafik, mirëpo i njejti duke i kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles